Media spanjolle tregon skandalin: Ja pse u larguan lojtarët e Kosovës

Futboll

Media spanjolle tregon skandalin: Ja pse u larguan lojtarët e Kosovës

Nga: K.G. Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 00:24
Pamje

Kosova largohet nga fusha pasi tifozët e Rumanisë kanë brohoritur "Serbia, Serbia!", shkruan prestigjiozja spanjolle “Marca”. 

“Gjyqtari i ka ftuar lojtarët e Kosovës që të kthehen, por ata nuk e kanë bërë këtë.

Futbolli është sërish lajm për arsye josportive. Ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë me rezultatin 0:0 në minutën e 90+3.

Shkaku i fundit ishte një përplasje mes Denis Alibecit dhe Amir Rrahmani, kapitenit të Kosovës, shkaktoi një sherr mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Pas incidentit, tifozët vendase brohoritën "Serbia, Serbia, Serbia...", gjë që bëri që lojtarët e Kosovës të largoheshin nga fusha dhe ndeshja të ndalohej”, ka shkruar “Marca”.

“Pas më shumë se 40 minutash pritje, edhe lojtarët rumunë u larguan nga fusha për shkak të refuzimit të lojtarëve të Kosovës për të rifilluar ndeshjen.

Gjyqtari Morten Krogh nuk i bindi futbollistët e Kosovës që të kthehen”, shkruan mes të tjera mediumi spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat