Media serbe e frustruar me Kosovën dhe përmend anglezin: Ky ishte plani sekret

Futboll

Media serbe e frustruar me Kosovën dhe përmend anglezin: Ky ishte plani sekret

Nga: K. Goca Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 00:38
Pamje nga ndeshja

Media serbe “Kurir” është frustruar duke mos duruar veprimin madhështor të djelmoshave të Kosovës që braktisen fushën në Bukuresht, pas provokimit nga tifozët rumunë: Serbia, Serbia.

Ky pamflet sulmon shtetin tonë dhe gënjenme të madhe.   

“Mashtruesit! Anglezi zbuloi pse futbollistët e shtetit të Kosovës e lanë ndeshjen ndaj Rumanisë!

Pas çdo gjëje fshihet një plan sekret.

Plani i turpshëm i Kosovës fshihet pasi që duke lënë ndeshjen me Rumaninë, mendojnë se do të arrijnë fitoren me rezultat zyrtar 3:0, sepse pikërisht ky është rezultati që u nevojitet për vendin e parë në grup”, shkarravit ky pamflet serb. 

Sipas këtij pamfleti serb, që e ka frustruar edhe gazetari anglez Sam Street, i cli e ka shpjeguar gjithçka në llogarinë e tij në “X”.

Kosovës i duhet të fitonte 3:0 në Rumani për të pasur shanse reale për vendin e parë në grupin e saj të Ligës së Kombeve.

Në momentin kur rezultati ishte 0:0 në minutën e 90-të, lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha dhe nuk pranuan të vazhdojnë ndeshjen.

Nëse konstatohet se Rumania është fajtore për ndërprerjen e lojës, ata do të fitojnë 3:0”, shkruan Street.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat