Përzgjedhësi i Rumanisë pa fije turpi fajëson Kosovën

Futboll

Përzgjedhësi i Rumanisë pa fije turpi fajëson Kosovën

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 01:21
Lucescu

Përzgjedhësi i Rumanisë, Mircea Lucescu ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjet që ndodhën në Bukuresht në ndeshjen ndaj Kosovës.

Përzgjedhësi i Rumanisë pa fije turpi fajëson Kosovën dhe mbron marren rumune!

Ai e cilësoi si të turpshëm vendimin e Kosovës.

“Nëse gjërat do të kishin ndodhur në një vend tjetër se këtu, pas 15 minutash do të kishim fituar, nuk pashë asnjë pankartë, nuk pashë asgjë kundër tyre.

Aty na fishkëllenin, na hodhën shishe dhe ne vazhduam të luanim. Jam i zemëruar me lojtarët, nëse je profesionist luan në çdo kusht.

Është një ekip futbolli, i mungon loja e ndershme, bën një gjest të turpshëm, gjest i bërë kur e panë se nuk kanë si të fitojnë kundër nesh”, tha Lucescu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat