Mbrëmë ndeshja mes Kosovsë dhe Rumanisë u ndërpre.
Lojtarët e Kosovës e patën të pamundur të përfundojnë ndeshjet nga tifozët rumunë duke bërë thirrje raciste kundrejt lojtarëve të Kosovës.
Gaeztari Bahri Cani ka thënë se është e tepërt dhe nuk shkon më.
Sipas tij, UEFA duhet të bëjë diçka në lidhje më këtë çështje.
Madje, ai përmend edhe ndeshjen Zvicër-Serbi dhe thirrje raciste ndaj Kosovës, duke shtuar se “ka ardhur momenti i fundit që UEFA dhe të gjitha federatat e futbollit evropian të mundësojnë që dardanët të luajnë në kushte normale, pavarësisht a e kanë njohur shtetet e tyre Kosovën apo jo!”
Postimi i plotë:
Kështu më nuk shkon!
UEFA duhet të bëjë diçka: Duhet të ndalojë në mënyrë strikte thirrjet raciste dhe simbolet kundër shteteve të tjera në stadiume, qoftë edhe me largimin e shikuesve dhe kontrolle jashtëzakonisht strikte. Në ndeshjen me Rumaninë u dërgua sinjali i fundit, që Kosova nuk duhet të pranojë gjëra të tilla. Nuk është ideja që të largohet nga fusha sa herë që dëgjohen thirrje raciste dhe ofendime publike, por që të luajë në kushte normale, e mbrëmë ekipi i Kosovës vërtet ka luajtur mirë. Lojtarët duhet të mbrohen dhe jo çdoherë të luajnë në kushte të tilla. E kjo nuk vlen vetëm për lojtarët e Kosovës, por për të gjithë.
Nuk e di a e keni shikuar edhe ndeshjen Zvicër-Serbi, por për nga brohoritjet kundër Kosovës ka qenë edhe më skandaloze se ajo në Rumani. Brohoritjet dhe simbolet kundër Kosovës mund të shihen e dëgjohen edhe në vende të tjera, në Serbi, Qipro, Spanjë e tjerë e tjerë. Pa dashur të hapë prapë debatin e njohur për veprimet e Federatës së Shqipërisë, por edhe ajo mban një pjesë të fajit që bashkëpunon me federatën e Serbisë pa kurfarë kushti, ndonëse e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe e sheh se çfarë po ndodh. Edhe jo duhet automatikisht të heqë dorë nga organizimet e përbashkëta deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Ndaj ka ardhur momenti i fundit që UEFA dhe të gjitha federatat e futbollit evropian të mundësojnë që dardanët të luajnë në kushte normale, pavarësisht a e kanë njohur shtetet e tyre Kosovën apo jo!