Ndeshja e më parshme ndërkombëtare, e cila ishte zhgënjyese me barazimin ndaj Hungarisë dhe humbjen ndaj Gjermanisë, ka përcaktuar prerazi dështimin për avancimin në fazën tjetër te holandezët.
Trajneri i kombëtares “Tulipane” Ronald Kuman është përpjekur t’i bëjë lojtarët të mendojnë për gjithçka që shkoi keq në dy ndeshjet e mëparshme ndërkombëtare dhe është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë.
TRAJNERI – “Jam i kënaqur me javën e përgatitjes. Për sa i përket stërvitjes dhe mënyrës sesi e kemi analizuar periudhën e kaluar”, tha Koman. “Kjo është gjëja e vështirë për të qenë trajner kombëtar. Se ndonjëherë duhet të presësh disa javë, sepse nuk dëshiron t’i lodhësh lojtarët me të kur janë në klubin e tyre.
Ne folëm mirë për këtë, shikuam imazhet, do të duhet të bëjmë një sërë gjërash më mirë se në ndeshjen e parë”. “Timonieri” i Holandës e gjeti një zhgënjim që ekipi i tij nuk ishte në gjendje të bënte rregullime taktike kur gjërat shkuan keq kundër Gjermanisë. Ka pasur shumë diskutime për këtë javë.
“Ajo që diskutuam është se kishim një plan dhe ai plan nuk u realizua plotësisht. Kjo mund të jetë edhe për shkak të kundërshtarit. Ne ishim mjaft të ngathët në zotërimin e topit. Nuk mundëm ta gjenim elektronin tonë të lirë. Bëhet fjalë për leximin e lojës, ku ndodheshin hapësirat. Kjo ndonjëherë është e vështirë. Gjermania e bëri atë ndryshe nga ajo në Amsterdam, nuk shkoi në ndeshjen njëme-një. Atëherë duhet të jeni në gjendje të lexoni ndeshjen, ku ndodhen hapësirat. Ne nuk ishim të mirë në zotërimin e topit, ishim të ngathët, humbëm shumë topin dhe nuk patëm asnjë presion mbi të, kështu që ju luani një pjesë të parë ashtu. Ne duam të përmirësohemi. Ne duam të përpiqemi t’i bëjmë lojtarët të lexojnë më shumë ndeshje. Si duam të luajmë.
Se ata mund t’i zgjidhin gjërat së bashku më mirë se sa kundër Gjermanisë”. Krahasuar me takimin e mëparshëm me hungarezët, një ndryshim i madh është se Frenki de Jong është rikthyer me skuadrën pas një mungese prej katërmbëdhjetë muajsh për shkak të lëndimeve. “Ai është një lojtar shumë i zgjuar që mund të luajë me çdo lojtar përkrahë pa problem. De Jong është një mesfushor i kompletuar, thjesht nuk ka luajtur për një kohë të gjatë. Ai duhet të kthehet në atë nivel që jemi mësuar ta shikojmë”, e mbylli Kuman.