Jordi Cruyff e njeh mirë ambientin e Barcelonës dhe padyshim është i kënaqur me rezultatet e arritura deri tani nga skuadra e Hansi Flick. “Djali i artit”, ish-lojtar dhe deri para disa kohësh drejtor sportiv Blaugrana, beson se për ta lavdëruar trajnerin gjerman nuk është nevoja të bëjmë krahasime me punën e Xavit:
“Barcelona kishte një trajner, që nuk fitoi tituj në sezonin e kaluar, por i dha Gavit, Pedrit dhe Araujo debutimin e tyre.
Gjithçka është një proces, ka gjithmonë evolucion. Vazhdimësinë me Flick e shoh si evolucion, jo revolucion, personalisht”.
A e ka Flick, ADN-në e Barçës, që i madhi Johan ndihmoi për ta krijuar? Ja si përgjigjet “djali i artit”:
“Barcelona nuk largohet nga kjo filozofi, sepse ajo ADN nuk është thjesht një sistem loje, por qëllim në vetvete për të qenë dominues, të besosh te të rinjtë e “La Masia”…
Kjo është ADN-ja e Barçës. Flick është duke e bërë këtë dhe të rinjtë po e kuptojnë, po marrin mundësitë e duhura për të treguar sa vlejnë. Barcelonistave iu pëlqen të shohin lojtarë të rinj, që arrijnë të kalojnë në ekipin e parë”.