Formacioni potencial i Shqipërisë ndaj Çekisë

Futboll

Formacioni potencial i Shqipërisë ndaj Çekisë

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 12:55
Shqipëria

Kuqezinjtë zbresin sonte në fushë në stadiumin “Air Albania” për një përballje të rëndësishme kundër Çekisë, ku fitorja është thelbësore për vazhdimësinë në Grup.

Trajneri Sylvinho pritet të startojë me këtë formacion, duke u mbështetur në një kombinim të mirë mes lojtarëve të rinj dhe me përvojë.

Formacioni potencial i Shqipërisë: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani, Tuci.

Në portë, Strakosha pritet të mbajë pozitën e titullarit, ndërsa në mbrojtje katërshja Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj pritet të sigurojë stabilitet përballë sulmeve të kundërshtarit.

Në mesfushë, Ramadani dhe Asllani do të jenë dyshja kryesore për prishjen e aksioneve të çekëve dhe ndërtimin e lojës, me Laçin që do të shtojë dinamikën.

Për fazën sulmuese, Bajrami dhe Asani do të përpiqen të krijojnë raste dhe të mbështesin sulmuesin kryesor, Tuci, i cili ka barrën për të realizuar golat e nevojshëm.

Sfida nis në orën 20:45 dhe është një moment vendimtar për Shqipërinë, e cila synon jo vetëm të marrë hak për humbjen në takimin e parë, por edhe të përmirësojë pozitat në grup.

Aktualisht, kuqezinjtë renditen të tretët me 6 pikë, ndërsa Çekia kryeson me 7 pikë.

Tri pikët e plota do të ishin një hap gjigand drejt objektivave për kualifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat