Piotr Zielinski është rikthyer për të folur mbi transferimin e tij falas tek Interi. Ai e bëri këtë në intervistën e dhënë për “Kanal Sportowy” nga grumbullimi me Poloninë.
Zielinski zbuloi emrat e disa skuadrave të mëdha, që kishin dashur të nënshkruanin me të: “Kisha oferta nga Liverpool, Arsenal, Atletico Madrid, Juventus… Kam marrë kërkesa specifike edhe nga Barcelona.
Më pëlqen Italia, që kur mbërrita te Napoli u ndjeva mirë.
Do të kishte qenë e vështirë për mua të shkoja në Angli.
Do ta kisha marrë në konsideratë Spanjën, por prioriteti ishte ta vazhdoja karrierën time në Itali.
Tani jam tek Interi, por Napoli është gjithashtu një klub i madh. Do të isha i lumtur ta vazhdoja kontratën edhe me Napolin”.