Në analizën e gjerë kritike në faqet e “La Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi ofroi një reflektim të saktë për kandidatët kryesorë të titullit në Serie A, duke u nisur në mënyrë të pashmangshme nga kryesuesit aktualë: “Napoli, për mendimin tim, është skuadra që ka bërë përmirësimin më të dukshëm.
Antonio Conte është një mjeshtër, që e do shumë punën e tij dhe e transmeton këtë pasion te lojtarët në një kohë të shkurtër.
Ai ka mundur të krijojë një grup solid te Napoli, kërkon shumë në aspektin fizik nga lojtarët e tij.
Nga pikëpamja psikologjike është, me pak fjalë, vlera e shtuar e kësaj skuadre, e cila pas titullit të fituar me Spallettin, përjetoi një sezon mjaft negativ.
Ajo që më bëri përshtypje te Napoli është kompaktësia e skuadrës, aftësia e saj për t’u mbrojtur me 11 dhe sulmuar me 11 lojtarë, gjithmonë me distancat e duhura. Kjo do të thotë se mësimet e Contes janë kuptuar në mënyrë të përsosur nga lojtarët.
Mesfushorët lëvizin të sinkronizuar dhe shtytja nga krahët është e vazhdueshme, çka krijon gjithmonë rrezik për kundërshtarët. Unë jam duke e admiruar përfshirjen e McTominay, një element që po rezulton të jetë shumë i vlefshëm për lojën e Contes. Ai ndihmon në fazën e kontrollit të lojës dhe ka shkëlqimin e një mesfushori të vërtetë sulmues.
Edhe mendërisht vura re një evolucion te Napoli. Humbja ndaj Atalantës mund të kishte krijuar probleme, por në vend të kësaj kryesuesit u përgjigjën me një paraqitje të shkëlqyer ndaj Interit. Shenjë e qartë e pjekurisë. Napoli dotë rivalizojë për titullin deri në fund, përkrah Atalantës, Interit dhe Juves”.