Media boshnjake: Kështu zviceranët i përgjigjen Serbisë për Kosovën

Futboll

Media boshnjake: Kështu zviceranët i përgjigjen Serbisë për Kosovën

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 13:48
Tifozët

Mesazhet politike në ndeshjet e kombëtares së Serbisë janë kthyer në gjë të rëndomtë. Nuk ka ndeshje që tifozët serbë të mos thërrasin “Kosova është Serbi”.

Njëjtë ka ndodhur edhe sot në ndeshjen kundër Zvicrës që po luhet në Cyrih.

Këto thirrje kanë nisur që nga fillimi i ndeshjes.

Por, ndaj kësaj porosie, pala zvicerane ka reaguar, raporton media boshnjake “sportsport.ba”.

Pasi serbët u ndalën për një moment, nga tribunat e zviceranëve u dëgjuan thirrjet “Serbia është Kosovë”.

Kujtojmë se UEFA i ka dënuar të gjitha këto thirrje politike, të cilat i konsideron josportive.

Nuk ka dilemë se njëjtë do të ndodhë edhe në këtë rast.

Kjo ndeshje është jashtëzakonisht e rëndësishme për të dy ekipet, por në veçanti për Zvicrën, e cila rrezikon të bie nga Liga A.

Aktualisht, Zvicra është në epërsi pas golit të shënuar nga Zeki Amdouni në minutën e 79-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat