Ka përfunduar ndeshja miqësore e zhvilluar sot në stadiumin “Xhemajl Ibishi” në mes të Prishtinës së Re dhe Trepçës ku të dyja skuadrat dhuruan një futboll të bukur dhe me ritëm të lartë.
KF Prishtina e Re dhe KF Trepça shfrytëzuan pauzën e kombëtareve për të mbajtur skuadrat në formë, duke zhvilluar këtë sfidë miqësore që rezultoi e luftuar deri në minutën e fundit.
Me tre gola nga Baholli, Selmani dhe Dobratiqi, Prishtina e Re arriti një fitore minimale kundër Trepçës, duke treguar efikasitet në fazën sulmuese.
Nga ana tjetër, edhe skuadra mitrovicase pati momente të mira, duke konfirmuar potencialin e saj për pjesën e mbetur të sezonit.