Arlind Ajeti u shfaq shumë optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme në Nations League kundër Çekisë.
Sipas qendërmbrojtësit kuqezi, Shqipëria ka shanse për 3 pikët.
“Ne i kemi të gjitha cilësitë e duhura që të arrijmë Botërorin.
Kjo është rrugë e gjatë.
Duhet të japim shpirtin në fushë dhe mund t’ia dalim. U bëjmë thirrje tifozëve tanë që të respektojmë himnin e Çekisë. Duhet të tregojmë anën tonë të mirë”.
“Kalimi në një vazo më lart është i mundur. Besoj te skuadra jonë dhe në cilësitë e çdo lojtari. Duhet të fitojmë dy ndeshjet e radhës, që të marrim vendin e parë”.
“Ndjesia kur luan me kombëtaren është gjithmonë ndryshe. Sa herë jam këtu, e ndiej sesa gjë emocionuese është të luash me fanellën kuqezi”.