Trajneri i Meksikës, Havier Agirre ra pre e dhunës së tifozëve pas humbjes me Hondurasin.
Pas përfundimit të sfidës në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kombeve CONCACAF në Honduras, tifozët filluan të hidhnin sende nga tribuna drejt fushës.
Ai u godit me shishe birre në kokë dhe mënjehërë i doli gjak. Agirre shtrëngoi dorën me trajnerin kundërshtar dhe pastaj kërkoi ndihmë mjekësore.
Megjithatë, trajneri i Meksikës nuk u duk shumë i tronditur nga kjo, ndërsa vazhdoi të buzëqeshte përpara se të ecte nëpër fushë.