Tifozët nuk pranojnë humbjen, trajneri i Meksikës goditet me shishe në kokë

Futboll

Tifozët nuk pranojnë humbjen, trajneri i Meksikës goditet me shishe në kokë

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 14:51
Havier Agirre

Trajneri i Meksikës, Havier Agirre ra pre e dhunës së tifozëve pas humbjes me Hondurasin.

Pas përfundimit të sfidës në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kombeve CONCACAF në Honduras, tifozët filluan të hidhnin sende nga tribuna drejt fushës.

Ai u godit me shishe birre në kokë dhe mënjehërë i doli gjak. Agirre shtrëngoi dorën me trajnerin kundërshtar dhe pastaj kërkoi ndihmë mjekësore.

Megjithatë, trajneri i Meksikës nuk u duk shumë i tronditur nga kjo, ndërsa vazhdoi të buzëqeshte përpara se të ecte nëpër fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat