Politikani rumun mbron turpin e tifozëve rumunë e me kërkesë ndaj Kosovës

Futboll

Politikani rumun mbron turpin e tifozëve rumunë e me kërkesë ndaj Kosovës

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 15:27
Kosova

Rumania u mbulua nga turpi! 

Rumunët treguan sjelljet të pahijshme, jo vetëm tifozët por edhe ata që janë kinse figura publike. 

Rumunët nuk mundet assesi ta mbulojnë turpin që e pa e gjithë e bota, racizmin e tyre dhe si e provokuan Kosovën, hera e dytë që ndodhi brenda dy viteve.

Politikani rumun dhe ish-kryetari i Ligës Profesionale të Futbollit në Rumani, Dumitru Dragomir, pa pikë marre dhe as që skuqet për atë që ndodhi, ka dalur me një kërkesë çuditshme në mediat rumune. “Mendimi im është se gjithçka ishte e paramenduar, e llogaritur.

Nëse nuk kualifikoheshin në fushë dhe nuk fitonin në fushë për të zënë vendin e parë, do të dilnin nga fusha.

Në një botë moderne nuk mund ta bësh këtë. Para 50 mijë njerëzve, që ishin shumë të qytetëruar, as që e prisja.

Në krahasim me lojën e tyre në Kosovë, ne u ofenduam në çdo mënyrë.

Mendimi im është se ky akt është nga njerëz të egër! Duhet dënim shumë i rëndë, jo vetëm 3-0! Duhet të përjashtohen pesë vjet nga garat evropiane”, ka thënë ky i krisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat