Të përjashtohet Serbia, të dënohen rëndë rumunët dhe të mbrohet Kosova

Futboll

Të përjashtohet Serbia, të dënohen rëndë rumunët dhe të mbrohet Kosova

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 nëntor 2024 Në ora: 16:10
Pamje nga konfrontimi mes lojtarëve të Rumanisë dhe Kosovës

Dy zgjidhje janë përpara që do ta vendosin një herë e përgjithmonë paqen e futbollit!

Këtë e di UEFA se si mund të qetësohet situata në tërësi në Ballkan dhe në Kontinentin e Evropës!

E para, Serbia të përjashtohet nga të gjitha garat jo vetëm në futboll!

UEFA dhe e gjithë bota është dëshmitare qe një kohë për provokime të mëdha serbe, qoftë në ndeshjet kur luan Cërvena Zvezda, Partizani i Beogradit qoftë Serbia.

Kjo u pa edhe në Leskovc në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës, i tërë stadiumi brohoriste “Kosova është Serbi”!

Kjo u pa edhe në Banjallukë para një kohe mes Borcit dhe skuadrës shqiptare Egnatia, ndodhi e njëjta gjël!

Dhe ky primitivizëm serbë nuk ka të ndalur, me pankarta dhe thirrje antishqiptare, ndaj gjëja më e mirë dhe për t’i qetësuar një herë e përgjithmonë serbët është përjashtimi nga çdo aktivitet të paktën 2-3 vite.

Ata vetëm këtë gjuhë e njohin dhe ndryshe nuk kuptojnë!

Rumanisë i është përsëritur rasti!

Kur përsëritet e njëjta vepër dënimet janë kapitale! Rumunët të dënohen rëndë edhe financiarisht edhe pa praninë e tifozëve të paktën deri 10 ndeshje dhe nëse iu përsëriten këto gjëra edhe me përjashtim nga garat. 

Kjo do të qetësonte botën e futbollit nga thirrjet raciste dhe provokimet çnjerëzore!

Kosova të mbrohet fuqishëm nga UEFA.   

Kosova është gjithmonë mikpritëse e shteteve, ndërsa rumunët të bëjnë gjëra të tilla është turp i madh. Rumunët të paguajnë shtrenjtë e rëndë argatin që ia bën Serbisë.

UEFA të tregohet shumë rigozore ndaj rumunëve, përveç që të regjistrohet ndeshja 0:3 për Kosovën edhe t’i ndalohet rumunëve për një kohë të gjatë prania e publikut dhe financiarisht të ndëshkohen rëndë, atëherë do të kuptojnë ata përse e luajtën rolin e djallit në shërbim të Serbisë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat