Futbollisti Lumbardh Dellova ka treguar zemër të madhe në fushën e lojës në Bukuresht ndaj Rumanisë, në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës C të Kombeve në futbol.
Ndeshje që u ndërpre në minutën e 90+3 kur rezultati ishte 0:0 pas provokimeve të rënda të tifozëve rumunë ndaj Kosovës.
Lojtarët e Kosovës braktisen fushën.
Bashkim Kajdomçaj
Analisti i futbollit, Bashkim Kajdomçaj, e ka vleërsuar futbollistin Lumbardh Deëlova.
“Të lumtë Lumbardh!
Dellova shkëlqen në fushë - bën shqiponjën në mes të Rumanisë!
Lumbardh Dellova, që lindi në flakët e luftës (1999), ndonëse foshnje atëherë, s’ka se si të harroj të kaluarën.
Dellova nuk e harron luftën dhe vuajtjet që përjetoi familja, fshati tij Krusha e Madhe dhe e gjithë Kosova.
Ai, vie nga fshati, ku u lind dhe rrit kolosi kombit Ukshin Hoti.
Fshati tij, ka 243 të vrarë e masakruar nga forcat serbe, si dhe shumë të zhdukur.
Ai, në fushën e blertë kreu detyrën si më së miri me gjithë shokët. Si asnjëherë më parë futbollistët tanë shkëlqyen.
Mirëpo, kur thirrjet fashiste e raciste të rumunëve u shfaqën sidomos ato në kor:’Kosova është Serbi’, Dellova i prirë nga kapiteni Amir Rrahmani, ua treguan vendin duke qëndruar kokë lartë e sypatrembur. Ai, bëri dhe shqiponjën me shumë krenari, duke treguar prejardhjen.
Dhe s’ka si të jetë ndryshe, Kur Dellova, Rrahmani, Vojvoda dhe të tjerët vijnë nga vende, ku secili nga ta është prekur nga vrasjet e barbarizmat e serbëve, që vranë, prenë e masakruan civil gjithandej Kosovës.
Mirëpo, Dellova me shokë tashnmë janë fitues jo vetëm me lojën që bënë, por dhe me qëndrimin, se:’shteti Kosovës është realitet dhe ai do të jetë sa të jetë jeta’.
Ai, tregoi se përfaqëson aty (me shokët) tërë Kosovën dhe e mbron ate.
Kështu mbrohet Liria, shteti gjaku i të rënëve.
Bravo djem!
Të lumtë Lumbardh!”, ka shkruar Kajdomçaj në profilin e tij në facebook.