Vetëm 4 orë na ndajnë nga starti i sfidës mes Shqipërisë dhe Çekisë, përballje kjo që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për Nations League.
Një duel i rëndësishëm për kuqezinjtë që do të kërkojnë fitoren për të tentuar edhe vendin e parë në grupin B1.
Sylvinho fatmirësisht ka të gjitë lojtarët të gatshëm, ndërsa 4 prej tyre do të duhet ta ndjekin këtë përballje nga tribuna.
Më saktësisht Simon Simoni, Jon Mersinaj, Feta Fetai dhe Milrind Daku janë dërguar në tribunë.
Kujtojmë se Daku është i pezulluar për këtë duel për shkak se ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.