Kombëtarja e Kosovës U19 i la kokulur Spanjën U19, duke e mposhtur me rezultat 4:3 në kuadër të kualifikueseve për Euro U19.
Spanja U19 tronditet, ndërsa Kosova U19 feston. Kjo është bukuri dhe spanjollët po e njohin shtetin tonë, po i shohim humbjet nga shteti ynë.
Gërbovci (28'), Gashi (34'), Jimenez (41' - autogol) e Gashijan (90+3) shënuan për Kosovën dhe Prim (14'), Marcos (26') e Janneh realizuan për Spoanjën.
Ndeshja u luajt në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Kosova shënoi fitoren e parë në grupin 10-të e renditet në vend të dytë me 3 pikë, ka tre pikë më pak se lideri Austria U19 dhe la pas Spanjën me 3, Ishujt Faroe me 0 pikë.
Lulzim Berisha, kryetar i tifoz[ëve Dardanë, ndihet krenar.
“Kjo ishte paraqitje ëndrrash.
Ndër fitoret më të mëdha në historinë e futbollit kosovar.
Karakteri, patriotizmi, vendosmëria, angazhimi, besimi dhe luftimi në fushë na treguan se çfarë e ardhmje e ndritur po na vjen. U lumtë futbollistëve dhe Adem Maliqit.
E jetuam një kryevepër sot. Spanja mund të mos na njohë si shtet, por e detyruam të na i njohë vlerat mbi të cilat qëndrojmë në futboll”, ka shkruar Berisha.