Itali - Francë, të gjitha biletat janë shitur në “San Siro”

Futboll

Itali - Francë, të gjitha biletat janë shitur në “San Siro”

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 18:09
Pamje nga një ndeshje

Janë 68 mijë bileta të shitura për një ndeshje, e cila do të ofrojë 'vetëm' vendin e parë në grup.

Tani është zyrtare. Stadiumi ‘Giuseppe Meazza’ është i gjithi i ezauruar për ndeshjen e të dielës në mbrëmje (20:45), Itali-Francë, ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve.

Janë lëshuar 68 mijë bileta për ndeshjen kundër Les Bleus, e cila, me të dyja skuadrat tashmë të kualifikuara për në çerekfinale, do të ofrojë 'vetëm' vendin e parë në grupi.

Italia do të ketë në dispozicion dy rezultate nga tre dhe madje edhe një humbje me një diferencë prej një goli do t'i lejonte të përfundonte në vendin e parë në Grupin 2, duke shkuar në shortin për çiftet çerekfinale të planifikuar për të premten më 22 nëntor në Nyon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat