Ukraina "shtang" skuadrën e Kvaratskhelias në pjesën e parë

Futboll

Ukraina "shtang" skuadrën e Kvaratskhelias në pjesën e parë

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 18:56
Pamje

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës në Grupin B1 të Nations League.

Kundërshtarët e Shqipërisë deri në këto momente janë në shifrat 0-1 në favor të vendit lindor në luftë me Rusinë.

Ukrainasit kaluan herët në avantazh fal një autogoli në minutën e 7-të nga Kvirkvelia (AG).

Mbrojtja e vendasve u tregua e pavëmendshme dhe të verdhët shfrytëzuan një nga rastet e pakta të pjesës së parë.

Vendasit e dominuan me posedim tërë minutat në takimin në Batumi, por janë miqtë që e gjejnë veten në favor dhe ndodhen në vend të dytë të grupit për momentin. Pritet të shihet se si do të shkojnë ngjarjet në një sfidë , rezultati i së cilës vendos shumë edhe për fatet e Kombëtares Shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat