Pa fitues
Kombëtarja e Shqipërisë ndahet baras (0:0) me Çekinë, në takimin e xhiros së pestë të Ligës B të Kombeve në futboll.
Në një atmosferë të bukur sportive në “Air Albania” në Tiranë, nuk pati gola por gjithsesi lojë po.
Ky barazim e mban Shqipërinë në ankth në takimin e fundit sepse mund të sigurojë hyrjen në Ligën A por edhe mund të bie në Ligën C.
Shqipëria - Çekia 0:0
Stadiumi "Air Albania", Tiranë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar:S. Scharer.
Kartona të verdhë: Abrashi - Soucek, Chory .
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Laçi (Abrashi 84'), Ramadani, Asllani, Asani (Seferi 30'), Tuci (Uzuni 84'), Bajrami (Muçi 72').
Çekia: Kovar, Boril, Jemelka, Holes, Provod (Lingr 83'), Cerv, Soucek, Coufal, Cerny (Hlozek 64{), Chory (Kliment 64'), Sulc (Kuchta 83').
Në minutën e 12-të, fat i madh për Shqipërinë, Vaclav Jemelka goditi me kokë por topi ndalet në traversë.
Pas një minute (13‘), Lukas Cerv nga rreth 20 metra goditi bukur dhe aleat i portës shqiptare përkatësisht Strakoshës sërish traversa.
Në fund të pjesës së parë (45) Ivan Balliu nga e djathta pasoi në shtyllën e parë ku Qazim Laçi gjuajti me kokë, portieri i miqve grushton dhe shpëton portën.
Edhe pjesa e dytë dinamike por sulmuesit qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër, nuk e patën ditën e tyre.
Çekia ka qenëe rrezikshme në disa raste por edhe Shqipëria me pak fat mund të arrinte trepikëshin.
Në Grupin 1 Republika e Çekisë kryeson me 8 pikë, ka një më shumë se Gjeorgjia, Shqipëria dhe Ukraina është në fund me 5 pikë.
Të martën e ardshme do të jenë ndeshjet si finale mes Ukrainës e Shqipërisë dhe Çekisë e Gjeorgjisë,