Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Republikës Çeke në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për djelmoshat e Sylvinhos kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për shkak të situatës së krijuar në tabelë ku ka luftë të madhe për vendin e parë.
Nga minuta e parë në portë e nis Thomas Strakosha teksa vijën e mbrojtjes e udhëheq si gjithmonë Ardian Ismajli.
Në mesfushë Sylvinho i ka besuar emrave si Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi ndërsa në sulm fanellën e titullarit e ka marrë Indrit Tuci, i cili do të ndihmohet nga krahët e përbërë prej Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Asani, Tuci, Bajrami.
Çekia: Kovar, Boril, Jemelka, Holes, Provod, Cerv, Soucek, Coufal, Cerny, Chory, Sulc.