Gjermania e ka shembur me gola Bosnjën dhe Hercegovinën, duke i shkaktuar humbje me rezultat 7:0, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës A të Kombeve në futboll.
Bosnja ka pësuar fiasko të vërtetë në stadiumin “Europa-Park” në Freiburg.
Musiala (2'), Kleindienst (23' e 79’), Havertz (22'), Wirtz (50' e 57'), Sane (66') realizuan për gjermanët.
Gjermania siguroi vendin e parë në grup.
Në grupin 3 Gjermania kryeson me 13 pikë, pasojnë Holanda me 8, Hungaria 5 e Bosnja dhe Hercegovina ka 1 pikë.