Holanda ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Hungarisë, në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës A të Kombeve.
Holandezët ndalën tre pikë me mjaft lehtësi.
Weghorst (21' - nga penalltia), Gakpo (45+12' - nga penalltia), Dumfries (64') e Koopmeiners (86') shënuan për Holandën.
Në grupin 3 Gjermania kryeson me 13 pikë, pasojnë Holanda me 8, Hungaria 5 e Bosnja dhe Hercegovina ka 1 pikë.