Kosova e Dusseldorfit përkundlër angazhimit nuk ia doli të paktën të ndalin një pikë si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 3:2 nga ASV Suchteln.
Pas javës së 15-të në Landesliga, Kosova kryeson me 33 pikë (një ndeshje më shumë) e ASV Suchteln është në vend të katërt me 31 pikë (një ndeshje më shumë).
“Me keqardhje njoftojmë se klubi ynë ka pësuar humbje në ndeshjen kundër ASV Süchteln me rezultat 2:3.
Golat për ekipin tonë u shënuan nga Fatlum Ahmeti (57’) dhe Lejs Zenuni (66’).
Ekipi tregoi përkushtim dhe shpirt luftarak deri në fund të ndeshjes. Pavarësisht kësaj, nuk arritëm ta sigurojmë fitoren.
Falënderojmë tifozët për mbështetjen e tyre të palodhshme dhe premtojmë se do të rikthehemi më të fortë në ndeshjet e ardhshme”, ka njoftuar FC Kosova Dusseldorf.