Arlind Ajeti u aktivizua titullar në duelin ndaj Çekisë, ku Shqipëria nuk shkoi me shumë se barazimi pa gola në shtëpi.
Mbrojtësi shqiptar u shpreh:
“Ka qenë një ndeshje e vështirë për mbrojtjen, besoj që kemi bërë mjaft mirë, ishim të organizuar.
Pjesën e parë duhet të bënim më shumë në mbajtjen e topit.
Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pjesën e parë patëm vështirësi, në pjesën e dytë qarkulluam topin dhe arritëm te rastet.
Mbrojtja më duket shumë e mirë, të gjithë lojtarët kanë cilësi për të luajtur titullarë.
Në pjesën e dytë kur Asllani u fut mes dy mbrojtsave, çekët e patën më të vështirë”.