Shqipëria barazoi 0 me 0 përballë Çekisë.
Sfida në stadiumin “Arena Kombëtare” ishte e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.
Kristjan Asllani deklaroi pas ndeshjes:
“Ndeshje superlative mbrapa, jemi të lumtur për këtë pikë. Kjo ishte skuadër e fuqishme dhe fortë. Grup i fortë, mezor po presim ndeshjen të martën dhe do luajmë vetëm për tri pikë se vetëm ato na duhen.
Sidomos në Çeki, nga tre mesfushorët isha vetëm unë një kundër një. Pjesën e dytë sot më tha trajneri të hy brenda mbrojtësve. Pjesa e parë e vështirë, nuk kemi bërë lojë. Gjynah që nuk erdhën tre pikë, por ishte ndeshje pingpong.
Isha pak me dyshim se po vija nga dëmtim te gjuri. Erdha këtu, fola me doktorin më tha hajde se do luaj. Jam i lumtur për 90 minuta se nuk e besoja.
Kur nuk kemi topin për mua jemi ekip me kualitet. Mund ta fillojmë topin nga portieri. Në Europian me Kroacinë kemi luajtur futboll.
Nuk e di pse shumë probleme në pjesën e parë, ndoshta dhe frika. Për mua kemi kualitet.
Sot kemi pasur probleme në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe besoj kemi luajtur futboll. Për mua duhet të nisemi nga pjesa e dytë prap”.