Tuci: Ju tregoj pse vuajta në sulm

Futboll

Tuci: Ju tregoj pse vuajta në sulm

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 23:26
Indri Tuci

Sulmuesi i Kombëtares, Indri Tuci, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në shtëpi ndaj Çekisë.

Tuci u shpreh: “Ishte ndeshje e vështirë, shumë duele, shumë duele fizike, mbrojtësit ishin nga 2 metra. 25 minutat e para nuk bëmë mirë, pastaj u mblodhëm si ekip dhe pjesën e dytë bëmë më mirë. 

Çekët luajnë një kundër një, dhe do të markojnë në çdo anë të fushës. Kur bëmë 3-4 pasime bashkë dolëm shumë rrezikshme, duhet ta kishim bërë më përpara.  

Hasa vështirësi tek topat e gjatë, njëri bënte bllok ndërsa tjetri kërcente me kokë. Shpresoja të bëja më mirë, por ishte shumë e vështirë, sepse duhet të luftoja me 2 lojtarë njëherazi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat