Kjo ishte arsyeja që ndeshja u ndërpre për disa minuta mes holandezëve dhe hungarezëve

Futboll

Kjo ishte arsyeja që ndeshja u ndërpre për disa minuta mes holandezëve dhe hungarezëve

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 00:01
Adam Szalai

Ndeshja mes Holandës dhe Hungarisë ishte ndërprerë në minutën e tetë për shkak se një pjesëtar i skuadrës së ekipit udhëtues është sëmurë.

Ndihmëstrajneri i mysafirëve dhe ish-qendërsulmuesi i njohur Adam Szalai është rrëzuar në pankinën e mysafirëve.

Kjo ndodhi në minutën e shtatë kur papritur pranë pankinës së Hungarisë u bë bujë, u krijua një rrathë ku Adam Szalai ishte i shtrirë.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe Adam Szalai u dërgua në spital.

Ádám Szalai, i cili ka 86 paraqitje dhe 26 gola me kombëtaren hungareze gjatë një periudhe 13-vjeçare, ka pasur një karrierë të spikatur si futbollist, duke luajtur për klube si Mainz, Schalke, Hoffenheim dhe Hannover 96 në Gjermani, përpara se të tërhiqej në fund të sezonit 2022-2023 me Basel në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat