Kombëtarja e Maqedonisë në futboll sot në shtëpi nga ora 15:00 do të takohet me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të Ligës C të Kombeve.
Kapiteni Enis Bardhi thotë para ndeshjes së duhet të kenë kujdes.
"Publiku është lojtari ynë i 12-të, pres më shumë mbështetje në ndeshjen e sotme.
Duhet të japim maksimumin nga minuta e parë dhe të bëjmë një rekord prej pesë fitoresh radhazi, diçka që nuk ia kemi dalë kurrë”, tha Bardhi.