Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, sot nga ora 15:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Kundërshtari i fundit është përfaqësuesja e Ishujve Faroe, të cilën e mirëpresim si fituese të grupit me 13 pikë, ndërsa kundërshtari aktualisht është i dyti me gjashtë pikë.
Vetëm dy ditë më parë Maqedonia e Veriut fitoi me rezultat 1:0 në shtëpi ndaj Letonisë, kështu që tani me fitore eventuale të përzgjedhurit e Boban Milevskit dëshirojnë ta përfundojmë këtë fushatë me stil dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Me fitore eventuale ndaj Ishijve Faroe Maqedonia e Veriut do të grumbullonte 16 pikë.
Fatkeqësisht, në këtë duel Maqedonia e Veriut d të jetë pa Visar Musliun, i cili shkaku i lëndimit nuk luajti as kundër Letonisë,, ndërsa sot do të jemi edhe pa Elif Elmasin. Ai u dëmtua në ndeshjen ndaj Letonisë që në pjesën e parë, kur edhe u zëvendësua nga Lirim Qamili. /