Shqipëria nuk ia doli të merrte 3 pikët kundër Çekisë. të gjithë dëshironin një fitore, po edhe me 1 pikë Kombëtarja mund të jetë e kënaqur. Futbollsti i Sparta Pragës është ai që spikati më shumë me paraqitjen e tij.
Në mesfushë pati përplasje për posedimin e topit dhe me fizikun e çekëve dhe një lojtar me eksperiencë si Soucek gjërat ishin të ndërlikuara. Mirëpo Qazim laçi u tregua i aftë. Ai manovroi mirë dhe shpërbleu besimin e Sylvinhos për t’a hedhur në lojë kundër Çekisë. Laçi mori notën më të lartë tek Shqipëria.
Pikërisht futbollsiti që aktivizohet në Çeki, përballë tyre u vlerësua me notën 7.5. Ndër më të mirët ishin dhe Bajrami e Ismajli vlerësuar ekzaktësisht me të njëjtën notë, 7.2.
Mesfushori nuk u shpall Lojtari i Ndeshjes në tërësi, por tek Kombëtarja shkëlqeu nga e gjithë 11-shja.