Ballafaqimi mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre në minutën e 90+3, kur rezultati ishte 0:0 pas provokmeve të rënda nga tifozët rumunë ndaj djelmoshave tanë.
Ionut Lupescu, konsultant teknik i UEFA-s, ka thënë për “digisport.ro” që vendimi i UEFA-s pritet të merret deri në fund të vitit.
Por ky medium rumun ka shkruar se vendimi do të merret para 13 dhjetorit, kur është shorti i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
“Varet se sa shpejt vijnë raportet. Mendoj se javën tjetër i gjithë materiali do të prezantohet.
Mendoj se deri në fund të vitit vendimi do të merret. Nuk shoh arsye që Rumania të humbë 3:0”, ka thënë Lupescu.
Delegati rumun i UEFA-s, Florin Prunea ka lënë të hapur mundësinë që hetimet të zgjasin deri në dhjetor.
“Pas ndeshjet raportet e para shkojnë, është e domosdoshme që të shkojnë menjëherë”, ka thënë Prunea.