Prezantimi i Ranierit te Roma

Futboll

Prezantimi i Ranierit te Roma

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 12:42
Ranieri

Pas rikthimit romantik te Roma, është koha që Klaudio Ranieri të prezantohet si trajner i verdhekuqve. Fjalët e tij ai e nis duke vendosur pikat mbi I se sa i përket trajningut ai ka hequr dorë. “Unë e kam lënë punën si trajner, por më ka ndodhur diçka e pabesueshme.

Kam pasur më shumë oferta këto muaj, sesa kur fitova kampionatin anglez me Leisterin. Dikujt i kam thënë se unë do të kthehesha prap të trajnoja vetëm në dy raste. Nëse më kërkonte Roma ose Kaljari. Fati e deshi që unë të rikthehem në shtëpi, ku kam nisur karrierën time si futbollist dhe do ta mbyll si verdhekuq si trajner dhe drejtues”.

OBJEKTIVI- “Objektivi im si trajner është që të bëj më të mirën e mundshme këtë sezon. Në kontratë sigurisht që kam vendosur edhe premio në bazë të objektivave. I kam vendosur ato premio sepse nuk dua të përjashtoj asnjë gjë pavarësisht se jemi në vështirësi. Edhe si drejtues do të jem shumë pranë familjes Friedkin.”

TOTI- “Unë nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit të Totit te Roma. Megjithatë tani kemi si objektiv të rimëkëmbim skuadrën. Në të ardhmen o të flas me Totin dhe nëse mundet do të na japë një dorë”, tha ndër të tjera Klaudio Ranieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat