Sulmuesi i PSG, Randal Kolo Muani është lidhur me një largim nga PSG në afatin kalimtar të janarit.
Mirëpo francezi ka përgënjeshtruar zërat për largimin e tij në një intervistë për “Telefoot”.
“Jo. As që e kam menduar”.
“Do të vazhdoj të punoj dhe do të jap maksimumin për Paris Saint-Germain”, u shpreh Kolo Muani për “Telefoot”.
Kolo Muani, aktualisht gjendet në grumbullim me Kombëtaren Franceze dhe do të përballet sonte në udhëtim kundër Italisë në San Siro, me ndeshjen që zhvillohet në orën 20:45.