Nuk mbrohet turpi, provokuat Kosovën

Futboll

Nuk mbrohet turpi, provokuat Kosovën

Nga: K.Goca Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 13:15
Mircea Luçesku

Mircea Luçesku duket se tani i ka ra ndërmend se çka ka bërë tifozeria rumune! 

Dhe tani del e adreson akuza ndaj Kosovës!

Mircea Luçesku po e mbron turpin rumun që e pa e gjithë bota!

Në vend që të kërkojë falje ai e mbron turpin.

Në vend që të distancohet nga provokimi ndaj Kosovës, ju si trajneri 79-vjeçar kërkoni reagim nga UEFA,.

Çfarë borxhi iu ka Kosova që ju rumunët  t'i bëni argatin Serbisë...

“E dinim më parë se do të largoheshin nga fusha, e kishin deklaruar edhe në konferencë. Publiku u soll mirë.

As që mund të krahasohet me atë që ishte në Prishtinë. Na hodhën sende, vërshëllenin himnin tonë. Prisja që himni i tyre të mos vërshëllehej.

Ata shpresonin se do të dilnin nga fusha dhe do të fitonin 3-0. Mungesë e tmerrshme e lojës së ndershme.

Në fushë duhet treguar respekt dhe edukatë. Pastaj dolën me disa gënjeshtra. Ata nuk u ofenduan, goditën. Nëse nuk fitojmë 3-0, do të thotë se nuk ka më rregullore.

]Gjyqtari duhej ta merrte menjëherë vendimin, nuk kishin guxim ta bënin.

Ne ishim të gatshëm të qëndronim deri në mëngjes.

Gjithsesi, u ktheva në shtëpi në orën 04:00 të mëngjesit. Një ekip që largohet nga fusha duhet të humbasë 0-3. Vendimi duhet të merret nga UEFA”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat