Më në fund ka ardhur zyrtarizimi

Futboll

Më në fund ka ardhur zyrtarizimi

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 13:22
Bisek

Më në fund ka ardhur zyrtarizimi. Jan Bisek ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Interit deri në 30 qershorin e vitit 2029.

Mbrojtësi gjerman futet kështu në listën e lojtarëve që kanë zgjatur bashkëpunimin me zikaltrit.

“Kjo firmë do të thotë që klubi dhe trajneri kanë besim tek unë. Të gjithë janë të lumtur nga rritja ime. Mendoj se rinovimi është diçka pozitive për të gjithë”, tha Bisek.

Cili është bilanci në fillimin e këtij sezoni? Mendoj se kam kalua pritshmëritë e shumë personave, sepse pak më njihnin kur erdha tek Interi. Kam bërë një punë të mirë dhe jam përmirësuar shumë në aspektin taktik. Kam kuptuar se si është futbolli italian. Kam mësuar edhe gjuhën. Deri tani ka qenë një eksperiencë pozitive.

Ku mendoni se mund të përmirësoheni akoma më shumë? Duhet të rritem sepse ende nuk jam lojtar perfekt. Jam ende i ri dhe kam disa aspekte ku duhet të përmirësohem, sidomos në aspektin taktik dhe mental. Në nivelin fizik dhe teknik nuk jam keq..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat