Kombëtarja shqiptare nuk ia doli që të merrte më shumë se 1 pikë përballë Çekisë në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja e zhvilluar mbërmjen e djeshme përfundoi në barazim pa gola.
Pas kësaj sfide ka reaguar dhe kapiteni i ekipit kuqezi, Ardian Ismajli. Mbrojtësi shqiptar duket se ka lënë pas këtë barazim, teksa në rrjetet sociale ‘kërcënon’ në njëfarë mënyre Ukrainën.
“Të bashkuar drejt një qëllimi, shihemi të martën”, shkruan kapiteni i Kombëtares.
Kujtojmë që sfida Shqipëri – Ukrainë do të luhet këtë të martë, pra më 19 nëntor. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 20:45.