Shqipëria barazoi 0-0 ndeshjen e luajtur në shtëpi mbrëmjen e djeshme. Kombëtarja u paraqit mirë dhe siç theksoi trajneri Sylvinho gjithçka është e hapur për kreub e grupit në Nations League.
Për ndeshjes e Kombëtares ka reaguar dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Presidenti falenderon djemtë për kontributin e dhënë dhe e quan Çekinë një kundërshtar të denjë për.
Duka ka paksa kritika në fjalën e tij sa i takon tifozëve. Ai shpreh se fërshëllimat ndaj himnit çek mund të ishin kursyer. Takimin e fundit me Ukrainën po prapë në Tiranë e quan një “Finale”.
DEKLARATA E PRESIDENTIT TË FSHF:
Barazuam në shtëpi me Çekinë, një kundërshtar i fortë që kryeson grupin tonë në UEFA Nations League.
Falënderoj djemtë e ekipit për angazhimin në fushë, stafin, si dhe tifozët për mbështetjen e dhënë nga shkallët e stadiumit.
Nëse do i kursenim ato vërshëllima në momentin e himnit të Çekisë do të ishte edhe më mirë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së martës me Ukrainën, të cilën duhet ta luajmë si finale. Me besim dhe me mbështetjen e tifozëve, mund t'ia dalim.