Marco Baroni tashmë i ka bindur plotësisht të gjithë te Lazio pas fillimit të shkëlqyer të sezonit.
Aq sa klubi bardhekaltër tashmë po punon për të siguruar trajnerin përtej skadimit të kontratës aktuale, që përfundon në qershor 2026.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, në javët e ardhshme ose më shumë me gjasë në janar Baroni do t'i ofrohet një zgjatje deri në vitin 2028 me rregullime në pagën e tij që mund të arrijë dy milionë euro në sezon.
Baroni aktualisht është i lidhur me Lazion deri në vitin 2026 dhe merr një pagë prej 1.3 milionë euro në sezon.
Kësaj i duhet shtuar edhe një sërë bonusesh në total prej 200 mijë eurosh. Prej tyre, 150 janë për kualifikim të mundshëm në Champions League, ndërsa 50 për fitimin e Kupës së Italisë.