“Prosport.ro” ka shkruar për vendimin e mundshëm të UEFA-s për Rumani - Kosovë

Futboll

“Prosport.ro” ka shkruar për vendimin e mundshëm të UEFA-s për Rumani - Kosovë

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 13:57
Pamje nga ndeshja

Mediumi rumun  “prosport.ro” ka shkruar për vendimin e mundshëm të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë Rumani – Kosovë. 

Duke cituar një burim anonim që njeh shumë mirë protokolet e UEFA-s, ky medium ka shkruar se UEFA nuk pritet të marr ndonjë vendim radikal.

“Me shumë gjasë Rumania do ta fitojë ndeshjen 3:0 në tavolinë. Federata rumune do të dënohet me mbylljen e disa sektorëve të stadiumit për ndeshjen e ardhshme si vendase, ndërsa mund të dënohet edhe me një ndeshje pa shikues, pasi problemet po përsëriten”.

Edhe ndaj federatës së Kosovës , UEFA ka nisur hetime.

“Kosovarët do të marrin gjobë shumë të madhe, por nuk do të përjashtohen. Sidomos pasi që do të konsiderohet që një gabim i zakonshëm solli ndërprerjen”.

Kritikat më të mëdha, sipas këtij mediumi, do të jenë për arbitrin dhe delegatin. Vlerësohet se e gjithë situata është dashur të zgjedhet për 15 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat