Mediumi rumun “prosport.ro” ka shkruar për vendimin e mundshëm të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë Rumani – Kosovë.
Duke cituar një burim anonim që njeh shumë mirë protokolet e UEFA-s, ky medium ka shkruar se UEFA nuk pritet të marr ndonjë vendim radikal.
“Me shumë gjasë Rumania do ta fitojë ndeshjen 3:0 në tavolinë. Federata rumune do të dënohet me mbylljen e disa sektorëve të stadiumit për ndeshjen e ardhshme si vendase, ndërsa mund të dënohet edhe me një ndeshje pa shikues, pasi problemet po përsëriten”.
Edhe ndaj federatës së Kosovës , UEFA ka nisur hetime.
“Kosovarët do të marrin gjobë shumë të madhe, por nuk do të përjashtohen. Sidomos pasi që do të konsiderohet që një gabim i zakonshëm solli ndërprerjen”.
Kritikat më të mëdha, sipas këtij mediumi, do të jenë për arbitrin dhe delegatin. Vlerësohet se e gjithë situata është dashur të zgjedhet për 15 minuta.