Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Sot në Maqedoninë e Veriut, dardanët e rinj shënuan fitore minimale 0:1.
Tri ditë më herët, të zgjedhurit e Afrim Tovërlanit shënuan fitore 1:3 po ndaj Maqedonisë së Veriut.
Me fitoren e sotme, Kosova U21 e mbyll një muaj të suksesshëm, teksa përgatiten për sfidat e reja.