Arsenal planifikon goditjen 100 milionëshe që mund të ndikojë luftën për titull në Premier

Futboll

Arsenal planifikon goditjen 100 milionëshe që mund të ndikojë luftën për titull në Premier

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Arsenali thuhet se është gati të bëjë një lëvizje të madhe në merkaton e janarit për të zgjidhur problemet në sulm dhe për t’u kthyer në luftë për titullin në Premier League.

Topçinjtë kanë qenë rivalët kryesorë të Manchester City në Premier League në dy sezonet e fundit, dhe përfunduan vetëm dy pikë mbrapa Citiznes në sezonin 2023/24.

Blerja e munguar e një sulmuesi ka bërë që Arsenal-i të ketë probleme para portës dhe ata mbajnë vendin e katërt në renditjen e Premier League, nëntë pikë larg Liverpool-it kryesues.

Ndeshja e fundit e Topçinjve para pushimit për ndeshjet e kombëtareve ishte një barazim 1-1 me Chelsea-n dhe rasti i humbur nga Leandro Trossard në fundin e ndeshjes ka shtyrë klubin të hyjë në merkato në janar.

Dhe thuhet se një zgjidhje mund të jetë në rrugë e sipër.

Sipas Daily Mail, Arsenali është gati të paguajë një klauzolë lirimi prej 85 milionë sterlinash (rreth 100 milionë euro) për sulmuesin e West Ham, Mohamed Kudus për të zgjidhur problemin e golave.

Lëvizja thuhet se mund të ndodhë ose në merkaton e janarit ose verën e ardhshme.

Kudus shijoi një sezon të parë të shkëlqyer me Hammers, duke shënuar 18 gola në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet pas transferimit tij nga Ajax-i.

Ai ka shënuar vetëm dy gola deri më tani këtë sezon dhe është skualifikuar për tre ndeshje pas kartonit të kuq të marrë kundër Tottenham-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat