Fjalët e Joshua Kimish se “nuk e përjashtoj Barcelonën në të ardhmen” rreth tri javë më parë para ndeshjes mes Barçës dhe Bajernit të Mynihut në Champions ka ngritur alarmin në Mynih.
Në orët e fundit, Lotar Mateus iu referua nënshkrimit të mundshëm të mesfushorit gjerman për Barcelonën qershorin e ardhshëm kur ai do të largohej me parametra zero nga Bajerni nëse nuk gjejnë një marrëveshje të re.
Ish-lojtari dhe ish-trajneri pranon se prania e Hansi Flik në stolin e katalanasve mund të jetë vendimtare.
“Bajerni ka një skuadër të shkëlqyer, por ndoshta Kimish dëshiron të provojë diçka ndryshe.
Ne e dimë se në Barcelonë ka një trajner si Hansi Flik, i cili e vlerëson shumë atë” tha Mateus për “Abendzeitung”.