Parashikon largimin e tre yjeve të klasit botëror

Futboll

Parashikon largimin e tre yjeve të klasit botëror

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 15:22
Logo e Bayernit

Bayern Munich është duke përgatitur ndryshime të mëdha në skuadër, duke ulur rrogat e lojtarëve të saj të klasit botëror.

Kingsley Coman, Serge Gnabry dhe Leroy Sane janë drejt largimit nga Bayern.

Sipas raportimeve nga gazetari Florian Plattenberg i Sky Deutschland, drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, ka një strategji për uljen e pagave në skuadër, duke tentuar që e gjithë skuadra të ketë një nivel të caktuar që nuk mund të kalohet nga thuajse asnjë lojtar (përjashtimi janë Harry Kane dhe Musiala).

Ndërkohë, Bayern ka filluar të shikojë për opsione të tjera, duke u fokusuar në lojtarë të rinj me potencial. Një nga emrat e përmendur është Luca Koleosho i Burnley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat