Çekia mori një barazim të vyer ndaj Shqipërisë. 0-0 në stadiumin Kombëtar në Tiranë që me siguri ka lënë të kënaqur çekët.
Siç u shpreh Ismajli në intervistë synimi i qartë i miqve ishte vetëm 1 pikë dhe ia dolën. Federata Çeke e Futbollit ka shpallur futbollistin e saj të takimit me Shqipërinë.
“Lojtari i Ndeshjes” është zgjedhur Vaclav Jemelka.
Kjo zgjidhje ka ardhur pas një votimi online të të gjithë tifozëve çekë në rrjetet sociale të Federatës lindore. Jemelka u aktivizua si mbrojtës në qendër dhe luajti për 90 minuta.
Për faktin që ekipi nuk pësoi dhe ky sihte objektiv duket një zgjedhje me vend nga ana e Republikës Çeke.