Gazetari tregon një detaj: Në zonën ‘VIP’ kishte serb të cilët provokuan

Futboll

Gazetari tregon një detaj: Në zonën ‘VIP’ kishte serb të cilët provokuan

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 15:57
Gazetari Driton Latifi

Gazetari Driton Latifi i cili ka qenë i pranishëm në stadiumin e Bukureshtit për të ndjekur ndeshjen Rumani – Kosovë, i ftuar në emisionin ‘A PLAY, ka deklaruar që në zonën ‘VIP’ ku qëndronin disa afaristët e njohur kosovar, ka pasur tifozë serb të pranishëm.

‘Sigurisht që ka pasur tifoz serb në stadium. Ne i kemi pasur aty përballë në zonën ‘Vip’  tifoz serb i cili ka ardhur me flamur të Serbisë, ka qenë edhe me atë kampelen nacionale që e kanë dhe ka provokuar gjatë gjithë kohës’ tha Latifi

Kujtojmë që ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës të premtën në Bukuresht u nderpre pasi në stadiumin me 50 mijë shikues, kishte thirrje raciste kundër lojtarëve tanë.

Deri në minutën e 90, rezultati i ndeshjes ishte 0:0, me ekipin kombëtar të Kosovës që ishte bindshëm më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat