Ballkani i Therandës është fitues i Superkupës Kosovë – Diasporë.
Finalja është zhviilluar në stadiumin në Duseldorf mes Kosovës së Dusseldorfit dhe Ballkanit, kampion në fuqi i Kosovës.
Një lojë e mirë dhe e luftuar deri në fund, ndërsa Ballkani ka treguar më shumë në pjesën e dytë.

Engjell Ajazaj vulosi fitoren në minutën e fundit, duke dërguar një goditje të fortë.
Në pjesën e parë Kryeziu i Ballkanit ka pas rast ideal por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së majtë pingule. Po ashtu edhe Fatlum Ahmeti i
Ksovës nga rreth 14 metra goditi mbi portën e Ballkanit.
Kosova me gjithë ka treguar angazhim të madh ndaj kampionit të Kosovës.
Atmosferë ishte e mirë dhe një numër i madh i shikuesve të pranishëm në stadium..
Një organizim i mrekullueshëm e për kompliment nga FC Kosova me president Bujar Neziri.